Televizioni zviceran superdokumentar për Shqipërinë në Europian(Video)

Televizioni zviceran superdokumentar për Shqipërinë në Europian(Video)

Shperndaje në Facebook.

 

SRF, një prej TV më të njohur në Zvicër i ka kushtuar një dokumentar Kombëtares sonë që u kualifikua për në Europian. Në një video të publikuar prej pesë minutash, në fillim është kapiteni Lorik Cana, duke treguar se kualifikimi ka qenë endrra e tij e madhe.

“Gjuha jonë është gjuhë e shqiponjës”, ndersa më pas protagonist janë edhe trajneri Gianni De Biasi dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, raporton albinfo.ch.

Më pas shfaqet rruga e vështirë e Shqipërisë për t’u kualifikuar, si fitorja e parë ndaj Portugalisë 1:0 si mysafir dhe ajo e fundit ndaj Armenisë 3:0.

Lexo edhe  Opozita siriane rrëzon një avion luftarak të Asadit, piloti kapet i gjallë (Video)

“E kam pasur ëndërr që të kualifikohem në Evropian. Kam pritur 13 vjet për këtë. Ishte pasion dhe dashuri kur gjyqtari e mbylli ndeshjen”, thote Cana.

Për trajneri De Biasi, asgjë nuk është e pamundur. “Ne besuan nga fillimi deri në fund”­ thotë ai.

Në fund flitet edhe për ndeshjet në Evropian, ndaj Zvicrës, Francës dhe Rumanisë, ku Shqipëria nuk udhëton me flamur të bardhë.

(Kosova Sot)

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNese ankoheni nga puna juaj shikoni se cfare pune kryen ky njeri…(VIDEO)
Artikulli tjetërSi ta trajtoni lëkurën e tharë?