Shtëpi Video “The Voice Kids”- Gjermani: Shkëlqen djaloshi Shqiptar nga Kumanova

“The Voice Kids”- Gjermani: Shkëlqen djaloshi Shqiptar nga Kumanova

Shperndaje në Facebook.


13 vjeçari me origjinë nga Kumanova, Ridon Jakupi, ka bindur jurinë e stafit gjerman të shfaqjes The Voice Kids, pas perfomancës në këtë eveniment. Ai këndoi „Show me Love“ nga Sam Feldt dhe Robin Schulz, duke u kualifikuar direkt në fazën tjetër.

Tre antarët e jurisë, Sacha, Lena dhe Forster e komplementuan Ridonin, duke u munduar ta mbajnë në grupin e tyre, njofton Bota sot.

Sascha tha: “Ti djalosh, vetëm nëse vjen tek unë e ke adresën e duhur”.

Lena u shpreh: “Ajo çfarë mua më habiti tek ti ishte që ti vetëm me 13 vjeç arrite ta kontrollosh aq bukur zërin”, ndërsa Mark Forster i bëri disa kritika, por gjithsesi edhe ai shfaqi dëshirën për ta marrë në grupin e tij.

Në fund Ridoni vendosi t’ i bashkohet grupit të këngëtares Lena Meyer, e cila në vitin 2010 ishte fituese e festivalit “Eurovision” me këngën “Satellite”.

Në fazën e ardhshme ai do ndeshet në “ring” me konkurrentët tjerë ku vetëm njëri do ketë fatin të kalojë në fazat tjera./Bota sot
vv