Shtëpi Kuriozitete Më thuaj orën në të cilën keni lindur, tu them çfarë karakteri...

Më thuaj orën në të cilën keni lindur, tu them çfarë karakteri keni

Shperndaje në Facebook.

Zakonisht në momentin që lind një bebe të gjithë interesohen në lidhje me ngjyrën e syve, nga i ka trashëguar tiparet, si janë flokët e tij, pra fillojnë të interesohen më tepër në lidhje me karakteristikat fizike të fëmijës. Por, pse askush nuk i kushton rëndësinë e duhur orarit të lindjes?

Si ndikon orari i lindjes në karakterin e fëmijës? Sipas ekspertëve nëse fëmija do të ketë lindur në orën:

• 00:00-02:00 do të ndihet i sigurt vetëm në situata që i përjeton gjithmonë. Pra do të ketë disi frikë nga gjërat e reja dhe eksperiencat që nuk i ka përjetuar më parë. Do të preferojë të ketë një rutinë të përditshme.

• Nëse fëmija ka lindur në orën 02:00-04:00 do të jetë një tip kurioz dhe kjo do ta bëjë që të ketë dëshirë të kryejë aventura të vazhdueshme gjatë jetës. Do të ketë edhe aftësi në komunikim, do të dojë leximin, muzikën e mirë, dhe udhëtimet.

• Të lindurit në orën 04:00-06:00 do të jenë ëndërrimtarë të mëdhenj dhe romantikë. Do të pëlqejë t’i ndajë gjërat me të tjerët si edhe të inkurajojë njerëzit që e rrethojnë. Do të jetë edhe tip kokëfortë.

• Të lindurit nga ora 06:00-08:00 do të jenë tipa kërkues dhe dyshues, që do të kenë nevojën e aprovimit të personave të tjerë në lidhje me atë që bëjnë edhe pse mund të jenë lider të mirë.

• Nëse fëmija lind nga ora 08:00-10:00 do të pëlqejë meditimin dhe vetminë. Do të pëlqejë jetën e qetë dhe do të jetë tepër bujar.

• Fëmijët që lindin në orën 10:00-12:00 do të pëlqejnë të jenë në shoqërinë e njerëzve të ndryshëm, të njohin njerëz të rinj dhe të ndajnë eksperienca.

• Të lindurit në orën 12:00-14:00 do të jenë tipa që do të mund të zgjidhin shumë probleme pa u trembur apo stepur. Babai do të jetë pika e dobët dhe shembulli në jetë.

• Të lindurit nga ora 14:00-16:00 do të jenë aktivë dhe aventurierë.

• Nëse fëmija lind në orën 16:00-18:00 do të ketë një karakter kompleks dhe jo të lehtë. Do të jetë energjik por nuk do të ketë shumë miq duke qënë se nuk ka besim.

• Të lindurit nga ora 18:00-20:00 do të jenë bujarë, altruistë, dhe të kuptueshëm. Do të jenë edhe joshës të mëdhenj.

• Kush ka lindur në orën 20:00-22:00 do të jetë një person i gatshëm për të ndihmuar të gjithë që kanë nevojë. Do të jetë shpesh edhe më i mirë nga sa duhet.

• Fëmijët që lindin nga pra 22:00-24:00 do të kenë një karakter të drejtpërdrejtë dhe nuk do të kenë frikë. Janë të vendosur dhe energjikë.