Shtëpi ShowBiz Thumbon Majk: “Djali im u bë më i famshëm se ju akoma...

Thumbon Majk: “Djali im u bë më i famshëm se ju akoma pa lindur”

Shperndaje në Facebook.

Ai u vu në qendër të vëmendjes javët që lamë pas për ndarjen me ish-partneren e tij, Majlinda Zeka. Madje u përfol pas ndarjes se Majlinda priste një fëmijë nga Majku, por kjo nuk është pranuar kurrë nga reperi… deri tani!

Së fundmi, reperi i “S’jena mo” ka postuar në Instagram një video, ku shfaqet duke repuar disa vargje, por në një moment ai përmend edhe djalin e tij.

“Djali im u bë më i famshëm se ju b**** akoma pa lindur”, – thotë Majku në video.

Nuk e dimë nëse kjo është ironi e 26-vjeçarit apo po na jep shenja për një lajm të mirë që mund të marrim së shpejti.

A post shared by MAJK / Kastriot Rexha (@majkaveli) on