Shtëpi Lajme “Ti dhe Ilir Meta donit ta vrisnit Fatos Nanon”, ish-badigardi befason me...

“Ti dhe Ilir Meta donit ta vrisnit Fatos Nanon”, ish-badigardi befason me deklaratën e tij

Shperndaje në Facebook.

Këshilltari i presidentit Meta ka postuar ditën e sotme disa foto të këtij të fundit duke qëlluar me armë në një qendër qitjeje dhe e gjitha u bë virale për vetë rastësinë e ngjarjeve të ditës. Teksa në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama fajësonte LSI si penguese e disa politikave në mandatin e parë të bashkëqeverisjes, fill pas u publikuan fotot e Metës teksa shtinte me armë dhe lidhja e këtyre dy ngjarjeve ishte lehtë e bëshme.

Megjithatë, ish-badigardi i Nanos nuk ka preferuar të merret më këtë, por të komentojë diçka tjetër që i adresohej deri diku Kullës personalisht ashtu dhe Metës.

Ish-badigardi, Viktor Agolli me fjalë të ashpra ka komentuar publikisht ndoshta diçka që shumë pak veta e dinë.

Agolli ka shkruar se Ilir Meta në bashkëpunim me Kullën kishin planifikuar vrasjen e Fatos Nanos në fillim vitet ’90-të.

Komentet e plota të shkëmbyera si replika midis Ilir Kullës dhe Viktor Agollit:

Viktor (Tori) Agolli: O Ilir Kulla pa dashje dua te “ofendoj” po ku ishe ti o trim kur Nano te beri kandidat për deputet ke zona jote dhe ty ta futi komunisti Edi Spaho. Ti me atë “qir.. ” thurnit plane për “eleminim” e Shqiptarit me intelektual të pas 90-ës Fatos Nanos. Ilir Kulla boll shite dëngla ore, se harrova, të afroj Presidenti ndonjë detyrë se për ato t’i shet dhe fusin Kulla.

Ilir Kulla: Lërë rakinë Tori.

Kaq ka mjaftuar që edhe përdorues tjerë të Facebook të replikojnë poshtë komentit të Agollit.

Më poshtë fotot me komentet nga personazhet në fjalë.