Shtëpi Lajme “Tirana gumëzhin nga një dosje bombë që nuk është e Tahirit”, Berisha...

“Tirana gumëzhin nga një dosje bombë që nuk është e Tahirit”, Berisha publikon emrin e ministrit

Shperndaje në Facebook.

Në ditët e para të akuzimit të tij ish-ministri Tahiri deklaronte se “nuk keni parë gjë akoma”, e në fakt me sa duket kjo shprehje i shkon për shtat postimeve që ka bërë këto ditë ish-kryeministri Berisha.
Dje publikoi emrin e Damina Gjiknurit si të implikuar në dosjen Habilaj dhe sot Berisha ka publikuar një tjetër emër.

Berisha ka postuar një status në Facebook dhe sipas tij një tjetër ministër ka dosje përgjimesh dhe ai është Fatmir Xhafa, aktualisht ministër i Brendshëm.

Xhafa ka udhëtuar në Itali, por nuk dihet arsyeja megjithëse publikisht është thënë së Xhafa kishte një vizitë pune.

Berisha shkruan në Facebook:

Xhafa i droges ne vizite “pune” personale me urgjence ne Itali per dosjen e tij!
Te dashur miq, dje u nis me urgjence ne Itali, gjoja per vizite pune, por ne fakt personale, per dosjen e tij. Keto dite, krahas dosjes “Tahiri” dhe kerkeses se prokurorise per arrestimin e tij, Tirana gumezhinte per nje dosje bombe te nje minstri tjeter dhe kjo dosje eshte pikerisht dosja e ministrit Xhafa, dosje e trafikut nderkombetar te droges nga grupi i Agron Xhafes.

Ne kete dosje, 3/4 e te ciles gjendet ne duart e Sajmir Tahirit por dhe te tjereve thuhet se provohen ne menyre te sigurt lidhjet direkt te Fatmirit me veprmitarine kriminale te Agronit ne trafikun nderkombetar te Kokaines.

Fatmiri rodhi ne media lajmin se u nis me urgjence ne Itali i thirrur per dosjen e Sajmirit. Ne te vertet ai shkoi me urgjence per dosjen e tij bombe! sb”