Shtëpi Lajme Tropojani me “Porsche Panamera” kapet “mat” në Tiranë, çfarë iu gjet në...

Tropojani me “Porsche Panamera” kapet “mat” në Tiranë, çfarë iu gjet në makinë

Shperndaje në Facebook.

Një 31-vjeçar nga Tropoja qarkullonte me armë zjarri pa leje në kryeqytet. Ai ka rënë në pranga nga Forcat e Posaçme Shqiponja të cilët e kanë zënë në flagrancë shtetasin Bylbyl Halili.

Gjatë kontrollit të tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Automjeti i markës Porsche Panamera.

– Pistoletë e markës “Glock”me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishek kalibër 9 mm.

– 2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro.

– 55.500 lekë të reja.

– Një telefon i markës Blackberry.

“Arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Bardhyl” nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm”- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.