Shtëpi Kuriozitete Truku të cilin çdo amvisë duhet ta dijë: Si të pengoni krijimin...

Truku të cilin çdo amvisë duhet ta dijë: Si të pengoni krijimin e akullit në frigorifer me ngrirje të thellë?

Shperndaje në Facebook.

hfaqja e akullit në frigorifer nuk është e rrallë, ndërkaq ai krijohet sepse ajri i ftohtë thith lagështinë nga artikujt ushqimorë të cilët gjenden në të.

Për dallim nga ajri i ngrohtë, ia i ftohti mund të mbajë lagështinë, andaj ai në hapësirë të mbyllur siç është frigoriferi, grumbullohet nëpër muret dhe dollapët ku shndërrohet në akull.

A mund këtë disi ta pengojmë?

Një ndër truket më të mira është që muret e frigoriferit, dollapët dhe komorat t’i lyejmë me vaj. Kjo do të krijojë sipërfaqe të rrëshqitshme në të cilën nuk mund të formohet akulli, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, meqenëse muret e frigoriferit nuk janë shkaktarët e problemit, që të mos detyroheni që të shkrijmë akullin e grumbulluar në to, duhet patjetër që gjithmonë t’i mbyllni mirë artikujt.

Përdorni qese me mbyllës “zip” apo enë me kapakë. Me përdorimin e qeseve me mbyllës dhe enëve me kapakë do të pengoni formimin e akullit në frigorifer, ndërkaq me nxjerrjen e ajrit nga qesja do të pengoni formimin e akullit në brendinë e qeses.

Është me rëndësi që, kur t’i vendosni artikujt në qese, të kini kujdes t’ua nxirrni sa më shumë ajrin para se t’i vendosni në frigorifer me ngrirje të thellë. /GazetaGobale/