Turisti irritohet keq në Sarandë: Se kuptoj këtë fenomen, shumë gjë e...

Turisti irritohet keq në Sarandë: Se kuptoj këtë fenomen, shumë gjë e shëmtuar

Shperndaje në Facebook.

sarande-3

Ndoshta nuk është i vetmi që e ka hasur këtë fenomen. Të gjithë na ka ndodhur që në lagje, në lokal, urban, supermarket të dëgjojmë shqiptarë që thonë “Ela re file” apo “Amore vieni qui”, janë këto togfjalëshet më të shumta që dëgjojmë duke qenë se emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali apo Greqi janë të shumtë. Sigurisht mirë nuk na vjen që nuk flasin shqip, aq më tepër prindërit, por zgjedhja e tyre, ndose ka edhe reagime të shumta për këtë.

Një turist shqiptar që ka zgjedhur të kalojë pushimet verore në Sarandë nuk i ka pëlqyer aspak ky fenomen.

Lexo edhe  Tërmeti i fortë në Itali, shihni si është çarë në mes mali (Video)

“Prsh JOQ! Jam me pushime ne Sarande, por me duket vetja si ne ndonje qytet bregdetar apo ishull te Greqise… Shpresoja me te vertete me gjithe zemer qe te ishin turiste greke, por jo… Jane femije e prinder shqiptare qe flasin vetem greqisht, vetem rralle ndonje fjale shqip.. Kudo vetem gjuha greke, ne plazh, shetitore.. Se kuptoj kete fenomen. Shume gje e shemtuar”, ka qenë ky mesazhi i tij.