Shtëpi Lajme U gjet i vdekur në kapanonin e hashashit, Hetimet: E kanë vrarë!...

U gjet i vdekur në kapanonin e hashashit, Hetimet: E kanë vrarë! (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Besnik Pudja i cili u gjet i pajetë në një kapanon hashashi​ në Malësinë e Shën Gjergjit në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë.
Ky është konkluzioni i Prokurorisë së Tiranës e cila kërkon nga policia kryerjen e disa veprimeve proceduriale për zbardhjen e këtij krimi. Burime nga akuza e Tiranës bënë me dije se këtë hetim e kanë regjistruar si vrasje pa autor, paçkase materialet u referuan nga Komisariati nr. 4 në Tiranë, si vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua dhe një pistoletë ndërsa priten analizat e laboratorit kriminalistik që Prokuroria të vendosë nëse Pudja është vrarë apo vetëvrarë tetorin e vitit të shkuar.

Ndërkohë burimet sqarojnë se Prokuroria ka urdhëruar rimarrjen në pyetje të të gjithë personave të shoqëruar në tetor për këtë ngjarje, pasi në deklarimet e tyre janë vënë re disa kontradikta në orare dhe mënyrën si kanë përshkruar ngjarjen./Shqiptarja.com/