Shtëpi Lajme U ra shkëmbi mbi makinë, ky është çifti që humbi jetën në...

U ra shkëmbi mbi makinë, ky është çifti që humbi jetën në Lezhë (FOTO LAJM)

Shperndaje në Facebook.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë ku kanë humbur jetën 3 persona nga një familje.

Një masiv shkëmbor u shkëput nga mali i Torovicës në Lezhë ku ka zënë poshtë një makinë që po kalonte aty, ku brenda saj kanë qenë tre persona nga e njëjta familje.

Edmond dhe Valentin Zefi, bashkë me Aida Gjergjin, gruaja e njërit prej vëllezërve po udhëtonin me makinë tip fuoristradë, në momentin që një masiv shkëmbi është shkëputur nga mali dhe ka rënë sipër makinës.

Policia ka konfirmuar se kanë mbetur të vdekur të tre personat, ndërsa ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti se gruaja e Edmond Zefit, ka qenë shtatzënë.

Shkak i rënies së masivit shkëmbor, duket se janë bërë reshjet e shumta të shiut që kanë rënë mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente , janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor.

Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme.