Shtëpi Kuriozitete Unë, budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

Unë, budallaqja, u dashurova në profën e matematikës!

Shperndaje në Facebook.

Në vitin e parë të shkollës së mesme u dhashë pas arsimtarit të matematikës dhe rashë në dashuri me të. Ndërkaq, po në gjysmë-vjetorin e atij viti përjetova kontaktin e parë intim me një të afërm të shoqes sime, në veturën e tij, në Gërmi, shkruan Fatimja, nga Prishtina.

Në fillim të vitit të dytë rashë në grackë të një shoqeje të bankës, me të cilën kaloja kohën më të madhe të ditës, kur edhe më njohu me një djalë të dajës së saj, i cili ndodhej ato ditë në Prishtinë, e që kishte ardhur nga Finlanda. Papritmas ai zuri vend në zemrën time ende të pa rehatuar dhe ishte, pikërisht ai, i pari, i cili edhe më rrotulloi në shtrat, të cilën gjë nuk e kisha bërë me askënd tjetër përpara tij.

U ndjeva krejt tjetër pas kontaktit të parë intim, shkaku se nuk doja t’u ngjaja shoqeve të mia, të cilat as që dinin se ç’është dashuria, e lëre më të kenë pasur punë me ndonjë tip.

Doja ta ndryshoja që në moshë të re rrjedhën e jetës sime, duke i marrë si yrnek edhe dy motrat e mia më të mëdha. Pra, nuk doja të qaja kokën se çfarë do të ndodhte më pas… Kryesorja, ta shijoja rininë dhe jetën, por në asnjë mënyrë të vajtoja më vonë…

Ndonjëherë më dukej se kisha lindur vetëm për të dashuruar dhe, vërtet, ashtu disi edhe ishte… Isha e bukur dhe shtatgjatë, sa që, edhe kur isha vetëm 16 vjeçe, shumëkush më thoshte se unë i kisha shkelur të njëzetat a më shumë. Lakmoja të bëja një jetë si në shtetet e Perëndimit dhe për fatin tim të mirë i kishim punët materialisht shumë mirë në familje. Dhe, përveç që kishim bazë të mirë materiale dhe kishim liri të plotë në familje, prindërit nuk më përziheshin në punët e mia private, por, megjithatë, më duhej të kisha kujdes në sjelljet dhe veprimet e mia…

Isha shumë e sigurt në vete se isha e pjekur tamam për dashuri dhe kështu mendoja që nga klasa e parë e shkollës së mesme, atëherë kur shoqet e mia turpëroheshin të flisnin për dashurinë…

Si rashë në dashuri me profën e matematikës?

Mua nuk më interesonte se çka do flisnin për mua, por dëshiroja të vishesha bukur, t’i ndërroja veshjet çdo ditë dhe të krihesha bukur. Mendoja se fati gjithmonë ishte me mua, mu në ato ditë kur unë edhe rashë në dashuri në profesorin e matematikës. Nuk ishte i moshuar si profesorët tjerë. Sapo i kishte kaluar të tridhjetat. Në të unë çdo ditë veç sa zhytesha shpirtërisht… Nuk e di as vetë se si rashë në dashuri me të, por e dija vetëm një gjë të rëndësishme: nuk flija natën, nuk kisha oreks për të ngrënë, rrija vazhdimisht në mendime dhe mendoja vetëm në profesorin tim të matematikës.

E dija se ishte i fejuar, por të fejuarën e kishte në Norvegji…

Në këtë kohë e kisha edhe një problem tjetër: duhej ta mbaja fshehur gjithë atë që vlonte në brendinë time për profesorin e matematikës. Edhe në shtëpi kur kthehesha u ikja kontakteve me motra, sepse më shihnin të vrenjtur, të humbur, të tretur…

Në të vërtetë, ky ndryshim që vërehej në mua mund ta vërente çdo kush, megjithëse me të tjerët ndryshe flisja e ndryshe veproja. E shikoja veten në pasqyrë dhe më dukej vetjakja tamam e rritshme për t’ia shprehur dashurinë profesorit tim të matematikës, pavarësisht që ende isha e re…

Dhe, ditë e më shumë vuaja për të, kurse ai as që e dinte se ç’vlonte në zemrën time për të, madje nuk i vërente as provokimet që ia bëja… Mendoja se si do e gjeja mënyrën më të përshtatshme për t’ia shprehur dashurinë time dhe t’i tregoja se e doja pa masë, edhe pse ai, me siguri, do më merrte për të çmendur. Andaj, nuk guxoja të bëja ndonjë veprim të pamatur dhe ta kuptonin, pastaj, e gjithë klasa “çmendurinë” time…

I thashë: Profesor, po më çmend!

Momenti erdhi që ta shfryja zemrën time përpara atij që e dashuroja më tërë fuqinë time. Gjatë një pushimi të gjatë i trokita në kabinetin e tij. Dhe, kur më pa në derë, u shtang për një çast. Duke m’i hedhur sytë si me habi, më pyeti:

“Çka të re, Fatime?”.

Eca drejt tij pa i folur, madje, asnjë fjalë. Dhe, papritmas u zhgreha në vaj… Ai ma ofroi një karrige për t’u ulur dhe u ula. Mu afrua afër dhe gishtërinjtë e njërës dorë i futi në flokët e tij.

“Ç’ke, të lutem?”, më tha sërish. “Ne sapo ishim bashkë në klasë. Të ka thënë kush diçka?”, më tha.

Unë vazhdoja të qaja dhe nuk mund të ndalesha. Isha në hall të madh dhe nuk dija si t’i tregoja se çka zihej në zemrën time…

“Unë, me siguri, të ndihmoj nëse më tregon se çka të ka ndodhur”, foli sërish.

E, unë nuk flisja, qëllimisht që ai të ligështohej para meje dhe të m’i prekte, së paku, flokët e mi, t’i ledhatonte…

Më në fund, ngrita kokën dhe e shikova drejt në sy.

“Profesor, të betohem në çka do që dëshiron, por nuk do i tregoj askujt pse ndodhem në kabinetin tënd. Jam dashuruar në ty!”, i thashë sypërlotur.

Ai rroku kokën me të duar, pastaj futi njërën dorë në xhep dhe nxori pakon e cigareve. Pasi ndezi një cigare tha:

“Qetësohu Fatime, qetësohu!”.

“Profë, unë mirë jam, por jam e dashuruar në ty dhe asgjë më shumë. Sot vendosa të ta bëj me dije, në mënyrë që të mos vuaj edhe më shumë”, ia ktheva.

“Mirë, Fatime, të dëgjova, tash, të lutem, dil jashtë!”, ma ktheu me një ton paksa më nervoz.

Me sy të ënjtur nga lotët kam zbritur shkallëve dhe kam hyrë në klasën time, kam marrë çantën dhe kam dal nga klasa. Sepse, nuk dëshiroja të më shihnin shoqet e klasës se kam qarë…

As të nesërmen nuk shkova në shkollë, ndërkaq të premten dy orët e para të mësimit i kishim me profën e matematikës. Profa posa hyri brenda më shikoi me bisht të syrit dhe pasi shënoi diç në ditar, tha se këtë orë do pyes me nota. Pas dy nxënësve që i pyeti thirri emrin tim. Posa thirri emrin tim i thashë se nuk kam mësuar dhe ma vuri notën njësh. Nuk reagova, sepse nuk dëshiroja t’i hakmerresha, meqë qe shumë i kujdesshëm me mua atë ditë kur isha në kabinetin e tij. Kur ra zilja, i dola përpara dhe i thashë ngadalë: “Profë, ti je frikacak!”. U bë sikur nuk dëgjoi dhe vazhdoi rrugën për në sallën e profesorëve.

Dhe, që nga ajo ditë më nuk kam dashur as ta shikoj me sy… Madje, ia mora edhe inati… E urreja… Dita-ditës dilte jashtë zemrës sime… /Fatimja