Shtëpi Lajme Vajza e bukur që vidhte njerëzit në rrugë: E bëra në emër...

Vajza e bukur që vidhte njerëzit në rrugë: E bëra në emër të dashurisë

Shperndaje në Facebook.

Policia e Tiranës arrestoi pasditen e djeshme 22-vjeçaren që ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtore e 4 djemve që vidhnin me dhunë kalimtarët.

Në vijim të operacionit “Gracka”, shërbimet e Komisariatit nr.6 kanë vënë në pranga Kristina Pjetrin, të dashurën e Fatjon Bushgjokës, ideatorit të vjedhjeve.

Vajza po mbahej nën vëzhgim prej mbrëmjes së të hënës dhe u ndalua pranë një blloku pallatesh pranë Kthesës së Kamzës, pas një spitali privat.

Sapo ka parë policinë, 22- vjeçarja nga Puka ka qenë e vetëdijshme se kishin shkuar për të dhe ka qëndruar përballë tyre, duke pritur që t’i afroheshin,

Ajo ka pranuar gjithçka, duke thënë se ka pranuar të kryejë vjedhje në emër të dashurisë që kishte për Fatjonin, edhe pse ka rrëfyer se ishte lidhur me të vetëm prej 10 ditësh.

Kristina Pjetri, ose Kristi, siç i thërrisnin pjesëtarët e tjerë të grupit, ka pranuar se ka bashkëpunuar në 3 raste vjedhjesh. Të parën më datë 28 mars, dhe dy të tjera brenda ditës, më 1 prill. Në të tria këto raste ajo ka pranuar se ka futur në grackë tre djem të rinj dhe u ka kërkuar celularët për të kryer një telefonatë, ashtu siç ishte skema.

Në polici ajo ka treguar edhe episodin e fundit, kur u përballën me një makinë të policisë, pas një qendre tregtare dhe arritën të iknin. Nga ai moment ajo është shprehur se i dashuri e ka përcjellë në shtëpi me taksi dhe më pas ka dëgjuar lajmet për arrestimet.

“Më datë 28 mars, kemi qenë të katërt duke qëndruar në makinë, diku nga Mëzesi. Unë, Fatjoni, vëllai i tij dhe ky shoku. Ka kaluar një djalë i ri dhe kam zbritur unë nga makina e i kam kërkuar celularin, më duket se kishte një “iPhone 6 S”, që të bëja një telefonatë.

Sapo e mora telefonin, u afrova te makina dhe në atë moment dolën të tre dhe e mbështetën duke i marrë gjërat e tjera që kishte me vete. Në të njëjtën mënyrë kam vepruar edhe më 1 prill, te rruga dytësore e autostradës dhe në një vend mes Mëzesit dhe Yzberishtit”, është shprehur në Polici e arrestuara Kristina Pjetri.