Shtëpi Lajme Vajzat kapen prej flokësh, rrihen keq përpara shkollës në Lezhë

Vajzat kapen prej flokësh, rrihen keq përpara shkollës në Lezhë

Shperndaje në Facebook.

Një situatë aspak e këndshme është filmuar në qytetin e Lezhës dhe më konkretisht në ambientet jashtë shkollës “Hydajet Lezha”.

Skenën e kanë parë një pjesë e madhe e nxënësve, të cilët nuk kanë bërë as përpjekjen më të vogël për t’i ndarë, por i kanë filmuar.

Për më tepër, vajzat nuk shahen, por vetëm kapen keq prej flokëve të gjata.

Janë dy shoqe të tyre që mundohen të futen në mes për të qetësuar situatën, por nuk ia dalin.

Sipas raportuesit që ka sjellë pamjet pranë JOQ.al, vajzat janë të dyja në vitin e parë dhe “molla e sherrit” është bërë një djalë.