Shtëpi Lajme Vdekja e trinjakëve, daja poston foton: Motra ime nuk ha më, rron...

Vdekja e trinjakëve, daja poston foton: Motra ime nuk ha më, rron me serume…

Shperndaje në Facebook.

Ngjarja e rëndë që tronditi Shqipërinë ditët e fundit ka qenë vdekja e trinjakëve 3- vjeçarë në Durrës si shkak i karbonizimit nga një zjarr i paqëllimshëm.

Kanë kaluar 6 ditë qëkur ndodhi tragjedia, por çfarë bëhet me Migena Koçin, nënën 30 vjeçare? Për këtë ka shkruar vëllai i Migenës, i cili tregon se ndodhen në spitalin e Durrësit, ndërsa ka shpalosur edhe kushtet e vështira aty.

“Përshëndetje JOQ! Këtu është nëna e trinjakëve që vdiqën, jemi në urgjencën e Durrësit dhe e kemi mbuluar me xhupat e të afërmve dhe çarçafin e dyshekut e mora te shpia e saj, se asnjë nga këto k*rvat këtu s’kishte informacion ku ishin batanijet.

Ndryshe nga sa është thënë, motra ime nuk ndodhet në komisariat se nuk është vrasëse. Migena nuk po ha bukë dhe vetëm me serume rron”, shkruan ai.

Tre vëllezër trinjakë, Valerio, Alesio dhe Arturi vetëm 3 vjeçarë, humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre. Daja i tyre, duke folur për mediat një ditë pas tragjedisë, tha se motra e tij i kishte lënë djemtë vetëm për pak minuta dhe vetëm pak metra ishte larguar nga banesa, kur ajo u përfshi nga zjarri.

Gruaja kishte shkuar për të çuar vajzat tek vjehrra për të mësuar të qeta, ndërsa thotë se mendohet se fëmijët kanë qenë duke lozur me shkrepëse duke i vënë flakën perdes dhe nga atje flakët janë përhapur në divan, duke përpirë dhe trupat e tyre.

“Krevati ishte bërë shkrumb. Zjarrfikësja ndërhyri shpejt, por nuk mundi të bënte gjë. Dëmet nuk janë asgjë përpara asaj që humbëm. I ati punon, kurse e ëma kujdesej për fëmijët”, është shprehur Hamdi Çela.