Shtëpi Video Vendos kamera në makinë, sjell 7 minuta me çudirat e shoferëve shqiptarë

Vendos kamera në makinë, sjell 7 minuta me çudirat e shoferëve shqiptarë

Shperndaje në Facebook.

Të gjithë jemi përballur me situata nga më të ndryshmet teksa jemi në timon, duke udhëtuar. Por, ky djalë ka pasur një ide mjaft interesante: ai ka vënë një kamera në makinë, e cila ka filmuar disa nga situatat më ‘pikante’ të shoferëve, por edhe të kalimtarëve të rastit.

Dikush që nget makinën i dehur dhe përfundon duke “puthur” faqen e murit, një kalimtar që qëndron pothuajse në mes të rrugës si për të thënë “asht tokë e xanun”, ndërsa një tjetër që i ngec makina në rrugët e “shtruara” të Tiranës.

Të gjitha këto dhe plot të tjera, ky shofer i sjell në një përmbledhje bashkë me komentet përkatëse. Shijojini në maksimum këto 7 minuta me çudira të shoferëve shqiptarë.