Shtëpi ShowBiz Vesa Luma për ditëlindje të saj iu bën dhuratë diçka fansave (Foto)

Vesa Luma për ditëlindje të saj iu bën dhuratë diçka fansave (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura në skenën muzikore. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Vesa Luma.

Vesa për një kohë të gjatë i ka munguar skenës dhe tregut muzikor. Por Vesa planifikon që të rikthehet fuqishëm përsëri,

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale.

Ajo pikërisht në ditëlindjen e saj në vend se të marrë dhuratë, ajo do t’i gëzojë të gjithë fansat e saj me publikim e projektit të saj më të ri.

Këtë këngë Vesa do ta sjell në bashkëpunim me instrumentistin e njohur Ervin Gonxhi.

‘Miremengjes..po sikur tua bej une nje dhurate per ditelindjen time kete vikend “Ti zemra ime” #vesaluma feat.#ervingonxhi E SHTUNE ‘, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Vesa në këtë foto që ka postuar në profilin e saj në Instagram.

Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm që ka Vesa. Kohë më parë, Vesa kishte bashkëpunuar me dy këngëtaret e njohura Rona Nishliu e Teuta Kurtin. Ata kishin publikuar këngën e tyre ‘Flakaresh’, që rezultoi të jetë një këngë shumë e pëlqyer dhe e paharruar.

Për këtë këngë madje kishte preferenca që të shkonte në “Eurosong”, përfshirë edhe profesionistët e muzikës.

Vesa Luma pas një kohe të gjatë pritet të publikojë hitin e saj më të ri. Por derisa ishte jashtë skenës, Vesa u përkushtua më shumë ndaj familjes së saj.

Ajo është e martuar me reperin e njohur nga Shqipëria Big Basta i cili gjithashtu është shumë i njohur për muzikën e tij.

Dhe prej më pak se një vit këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë bekuar me ardhjen në jetë të djalit të tyre të cilin e pagëzuan me emrin Lian e që është një fëmijë shumë i ëmbël.