Shtëpi Video Veshtulla e dobishme për zemër, plleshmëri dhe gjumë të mirë

Veshtulla e dobishme për zemër, plleshmëri dhe gjumë të mirë

Shperndaje në Facebook.

Veshtulla (Viscum album) është një bimë parazitare që haset në degët e bimëve gjetherënëse, në pisha dhe pemë. Përkundër asaj që është parazit, kjo është një bimë tepër e dobishme për organizmin e njeriut. Për popujt e lashtë kjo bimë ishte ilaç universal që përdorej për rritjen e libidosë. Këtë ilaç e vlerësonin edhe Hipokrati, Rudolf Steiner dhe Sebastian Kneipp..Veshtulla e dobishme për zemër, plleshmëri dhe gjumë të mirë

Pema, fryti i kësaj bime është helmues, ndërsa dobia për ne vjen nga trungu dhe gjethet e bimës. Ato vilen dhe thahen nga marsi deri nga fundi i prillit, apo nga fillimi i tetorit deri në fund të dhjetorit. Gjatë muajve të tjerë kjo bimë nuk është e dobishme. Veshtulla përdoret në formë të çajit, tinkturës, pluhurit, pastaj nga to formohet dhjami, si dhe çajet e ndryshme. Kjo bimë e nxit metabolizmin dhe largon efektet e padëshirueshme të kimioterapisë.