Shtëpi Lajme Vetëm 10-vjeçe, vajza arrin të mposhtë kancerin e gjirit pas 2 vitesh...

Vetëm 10-vjeçe, vajza arrin të mposhtë kancerin e gjirit pas 2 vitesh luftë

Shperndaje në Facebook.

Është vetëm 10-vjeçe dhe deri më tani është diagnostikuar si pacientja më e vogël me kancer gjiri.

Në moshën 8-vjeçare, ajo zbuloi një kokërr në gjoks dhe në vitin 2015 vajza iu nënshtrua një ‘mastecomy’, që i hoqi të gjitha indet e gjirit duke penguar kancerin e sekretimit të gjirit që të përhapet.

Chrissy Turner tashmë gëzon shëndet të plotë, ndërsa edhe prindërit e saj, Annette dhe Troy kanë luftuar me kancerin përpara prandaj e dërguan menjëherë vajzën që të merrte trajtim mjekësor.

Mjeku i tretë që ata vizituan vuri re kokrrën në gjoksin e vogëlushes, dhe pas dy vitesh që bënte terapi ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që rezultoi shumë e suksesshme.

Pasi fitoi betejën me kancerin, Chrissy po kërkon për një kirurg që të rregullojë formën e gjoksit të saj të majtë.