Shtëpi Kuriozitete Vetëm pesë minuta…për ta bërë gruan të lumtur

Vetëm pesë minuta…për ta bërë gruan të lumtur

Shperndaje në Facebook.

A ke vetëm pesë minuta për ta bër gruan të lumtur atë ditë? Me siguri ke më shumë, por është një eksperiment i mirëmenduar që tregon që edhe përpjekjet e vogla mund të sjellin një ndryshim të madh në martesën tuaj.

Kjo për shembull është një zgjatje graduale e kohës sepse shumë ekspertë thonë që mjaftojnë edhe 60 sekonda në ditë për ta bërë jetën më të mirë. Le të tregojmë tani sesi pesë minuta mund ta bëjnë gruan tuaj të lumtur, sa kohë ti me të vërtetë je i angazhuar në realizimin e këtij qëllimi.

Kur të shkosh në shtëpi, pyete gruan “Me çfarë të ndihmoj?” Pastaj, për të paktën pesë minuta, bëj atë që të kërkon ajo. Shumë burra pyesin dhe bëjnë gjysmën e punës.

Puna mund të jetë “pastro tavolinën” dhe ata ngrënë vetëm disa pjata. Ose “ndërro bebin” dhe ata e lënë kutinë e pecetave të lagura dhe kremin pa mbyllur dhe ndonjë qese bosh ambalazhi të pelenave diku në shesh.

Vetëm pesë minuta mjaftojnë për shumë punë, ose për të lehtësuar dikë. E fundit fare, për pesë minuta gruaja do të shohë duke bërë një punë dhe jo duke qëndruar ulur në divan pa bërë asgjë, që gratë e urrejnë dhe kjo do e bëjë menjëherë të lumtur dhe më pak të stresuar.

Përmendi gruas çfarë vlerëson ti te ato që ajo bën. Për plot pesë minuta, foli për ato që gruaja bën dhe të bëjnë të lumtur, të ndihesh i vlerësuar dhe mirënjohës. Pesë minuta është kohë e gjatë për të folur pa pushim. Ajo do kënaqet dhe mund të të shohë si të ka parë në fillim të historisë tuaj. Ose një variant pak më i lodhur.

Dërgoji gruas një email për t’i thënë sa shumë e do. Jo filozofi, jo projekte, thjesht një letër dashurie. Gratë i kanë qejf këto. Shumica. Nëse e bën dhe nuk ia ndikon shumë lumturinë, herës tjetër bëj këtë …

Futu në një sajt blerjesh dhe shpenzo pesë minuta për të blerë një palë vëthë. Po bënim shaka, vetëm nëse ke marrë ndonjë bonus të majmë. Nuk kërkon shumë kohë, por nëse nuk ke marrë asnjë bonus këto kohë, bli për vete një bluzë kushtuar gruas.

Kur do të shkosh në shtrat me të, shikoje në sy dhe thuaji sa shumë e dëshiron dhe sa seksi është. Përdor epitete për çdo vogëlsi. Për pesë minuta.

Është një kohë shumë e gjatë për shumicën e burrave sepse, e zakonshmja është “je shumë e mirë”, ose asnjë fjalë, ca puthje dhe direkt në thelb. Pesë minuta për t’i thënë sa e dëshiron gruan dhe përse i meriton këto pesë minuta që i kanë munguar prej ca kohësh. /Telegrafi/