Shtëpi Video VIDEO EKSLUZIVE:Shikoni sa qetësisht vidhnin makinat çifti Deivisi dhe Matilda

VIDEO EKSLUZIVE:Shikoni sa qetësisht vidhnin makinat çifti Deivisi dhe Matilda

Shperndaje në Facebook.

Shikoni sa qetësisht vidhnin makinat çifti Deivisi dhe Matilda (Video)

Çifti i dy të rinjve që vidhnin makina në Tiranë duke bllokuar valët elektrike të pulteve të pronarëve përmes një pulti tjetër, janë filmuar nga kamerat e sigurisë të një qendre tregtare pranë Vorës, teksa fare qetësisht vjedhin makinën kur i zoti sapo largohet.

Pamjet e sjella nga televizioni Klan shfaqin momentin kur Matilda Mërtini dhe Deivis Muka vijnë drejt qendrës tregtare me një makinë Smart, “peshkojnë” makinën që duan të vjedhin, e sapo largohet pronari i saj, hidhen në sulm. Në këtë plan, ata i ndihmon edhe një person i tretë ende i paidentifikuar nga policia.

10 minuta pasi mbërrijnë në parkim, ata hapin dyert e një Benzi ku kanë arritur të marrin katër parfume të markave të ndryshme, një palë syze të markës Rayban me vlerë 260 euro, si dhe një orë Rolex, të cilat i ka pasur në kroskotin e mjetit.

Pas vjedhjes, Deivis Muka dhe Matilda Mertini kanë hyrë në qendrën tregtare qetësisht, ku kanë qëndruar për pak minuta dhe më pas janë larguar.

Deivis Muka dhe Matilda Mertini u arrestuan të shtunën nën akuzën për të paktën 9 vjedhje të kryera më të njëjtën mënyrë. Megjithatë, prokuroria i dërgoi ata para gjykatës vetëm me akuzën e një vjedhjeje ordinere, duke kërkuar lirimin e tyre dhe lënien në detyrim paraqitje.