Shtëpi Lajme Video prekëse, vëllai i paralizuar ngrihet të kërcejë në dasmën e motrës!...

Video prekëse, vëllai i paralizuar ngrihet të kërcejë në dasmën e motrës! (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

Një djalë i ri është çuar nga karrigia e invalidit për të kërcyer në dasmën e motrës së tij.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Nikola Raguz nga Mostari i Bosnjës, i cili në videon e përcjellë në Facebook duket kur çohet nga karrigia dhe, i përlotur, kërcen me motrën e tij të veshur nuse.

Në fund të videos, ai shpërthen në lot bashkë me motrën dhe nënën.

Videoja është shpërndarë qindra herë duke prekur emocionalisht ata që e kanë parë këtë veprim të djaloshit.

Raguz u aksidentua në shtator të vitit 2013 në një aksident me makinë.

Për shkak të aksidentit, ai qëndroi në një kohë të gjatë në koma, e më pas duke qenë se dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore, ka qëndruar në një karrige me rrota.