Shtëpi Video (VIDEO)Ja si duket bota e përtejme – Libri që shkruajit motra pasi...

(VIDEO)Ja si duket bota e përtejme – Libri që shkruajit motra pasi dëgjoi zërin e vëllaut pas vdekjes!

Shperndaje në Facebook.

liber-moter-velle-zerin-degjoi-pas-vdekjes

Vazhdimisht dëgjojmë histori të ndryshme në lidhje me shpirtin tonë, çfarë ndodhë kur vdesim, mirëpo ky tregim është krejtsisht ndryshe dhe në njëfarë mënyre të përmbushë me shpresë.

Annie Kagan, u tmerrua kur dëgjoi tingujt e vëllait të saj i cili vdiq papritmas tri javë më parë. Në fillim ajo mendoi se ishte një iluzion dhe mos vallë ka humbur mendjen e saj, por më pas e kuptoi se ishte me të vërtetë zëri i tij i cili dëshironte në mënyrë të dëshpëruar ti rrëfente asaj diçka.

Ai rrëfeu për sekretet e jetës, si është kur të vdesësh si dhe jetën pas vdekjes. Më vonë, Eni ka shkruar një libër në lidhje me këto fenomene ku përshkruhet gjtihçka në mënyrë të detajuar.

Libri quhet “The Afterlife of Billy Fingers”, dhe këtu po ju paraqesim disa sekuenca të vogla të shkëputura nga libri i saj:

Tre javë pas vdekjes vëllai im u zgjua në agim dhe filloi të përshkruajë se çfarë ndodhi në jetën e tij të përtejme.

Në fillim mendova se për shkak të pikëllimit nga vdekja e vëllait e imagjinoja zërin e tij, por më pas ai filloi të tregojë sekret kozmike, sekrete që nuk mund asesi ti injoroja. Unë u bëra nxënësja e tij.

Ai më tregoi se të gjithë ne pas lindjes jemi të përfshirë në një lloj amnezie. Një nga gjërat kryesore që bëjmë në Tokë, është të përpiqemi të kujtojmë atë që kemi harruar. Por, pas vdekjes, kuptojmë shumë gjëra që nuk i kemi ditur sa ishim gjallë. Këto janë disa prej tyre:

Jeta në Tokë nuk është një dënim për shkak të veprimeve apo shkeljeve nga një jetë e mëparshme, pavarsisht se nganjëherë mund të duket kështu. Dhimbja është pjesë e përvojës njerëzore.

Ju vet keni zgjedhur rrethanat jetësore para se të lindni, por është pothuajse e pamundur ta kuptoni për sa kohë që jetoni në Tokë. Po ti dinit këto gjëra, jeta do të humbasë kuptimin e saj.

Në qendër të brendësisë keni gjithë energjinë – substancën jomateriale të quajtur dashuri. Fuqinë e vërtetë të dashurisë nuk mund ta përjetoni në këtë planet, nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë atë. Në botën tjetër, dashuria është e pakushtëzuar. Jeni të dashuruar pa marrë parasysh se sa keni jetuar.

Në jetën pas vdekjes, ndjeheni me të vërtetë sikur ashtu duhet të ndodhë. Dhe jo sikur në planet kur vdekja për ju ka qenë diçka e dhimbshme dhe trishtuese.

Mëkati dhe dënimi, hyrja në parajsë apo ferr nuk ekzistojnë në të vërtetë, ajo është thjeshtë pjesë e besimeve të njeriut. Gabimet që keni bërë në Tokë, do të qëndrojnë aty.

Pasi ju të vdisni, keni shans për të parë jetën tuaj, do të shihni ku keni bërë gabime dhe ku ndiheni si të dënuar.

Në të vërtetë, merreni shtruar dhe thjeshtë kuptoni se keni pasur një jetë të mirë, por vetëm me disa pjesë të jetës që ishin më të vështira për t’u përballuar.

Këtu është një video e shkrutër e Enit, vëllait të saj dhe librat që ajo shkroi: