Shtëpi Video VIDEO/UFO në Tiranë?!

VIDEO/UFO në Tiranë?!

Shperndaje në Facebook.


TIRANË – Pamjet e filmuara mbrëmjen e sotme në kryeqytet rreth orës 20:00 tregojnë një dritë lëvizëse fluturuese teksa kalon mbi Tiranë.

Në video shfaqen dy drita, një prej tyre (drita majtas) është një yll (që nuk lëviz por duket i lëvizshëm për shkak të lëvizjes së kamerës) objekti ndriçues misterioz lëviz në të djathtë të videos dhe afrohet drejt yllit. Drita nuk është një aeroplan pasagjerësh pasi në orën 20:00 në hapësirën ajrore shqiptare nuk ka pasur asnjë fluturim.

Pas kërkimeve nga Shqiptarja.com rezulton se as Stacioni Hapësinor “Mir” nuk ka kaluar mbi Tiranë rreth kësaj ore. Mësuam dhe se gjatë mbrëmjes nuk ka pasur as kalime të satelitëve mbi Tiranë.

Drita misterioze nuk pulsonte dhe për rreth 30 sekonda ka fluturuar në qiell derisa u zhduk në horizont.  (Në një moment në video duken disa pulsime të dritës për shkak të disa degëve të pemës që pengonin filmimin, por drita nuk pulsonte)

Mbetet e paqartë se çfarë ka fluturur mbrëmjen e sotme mbi kryeqytet dhe derisa “drita” të identifikohet do të mbetet një objekt fluturues i paidentifikuar ose U.F.O (Unidentified Flying Object).

(Me rreth të kuq objekti ndriçues misterioz teksa lëviz mbi Tiranë)

(Me rreth të kuq objekti ndriçues misterioz teksa lëviz mbi Tiranë)
Screenshot_1