Shtëpi Lajme Vjen një lajm fantastik për Shqipërinë para ndeshjes ndaj Maqedonisë (FOTO)

Vjen një lajm fantastik për Shqipërinë para ndeshjes ndaj Maqedonisë (FOTO)

Shperndaje në Facebook.


Kombëtarja shqiptare u zgjua mëngjesin e sotëm me aromën e fitores së djeshme ndaj Lihtenshtejnin për të nisur përgatitjet e menjëhershme për sfidën e së martës ndaj Maqedonisë.

Pas kontakteve me mjekun e ekipit kombëtar, “Supersport” përcjell lajmin e mirë se Armando Sadiku do të jetë gati ndaj Maqedonisë dhe po stërvitet normalisht me grupin.

Ditën e sotme, në orën 14:00 skuadra do të niset me autobus drejt Shkupit. Gjatë udhëtimit të gjatë, Shqipëria do të kalojë në të gjitha trevat shqiptare në Maqedoni.

Hera e fundit që Kombëtarja ka udhëtuar me autobus ishte viti 2010 në miqësoren ndaj Malit të Zi të fituar me rezultatin 0-1 falë golit spektakolar të Hamdi Salihit.

Ditën e nesër skuadra do të mbërrijë në Strumica ku do të akomodohet në një nga 2 hotelet e këtij qyteti dhe më pas do të zhvillojë stërvitjen në stadiumin me kapacitet 6500 vende.