Shtëpi Lajme Xhaka i kundërpërgjigjet De Biasit

Xhaka i kundërpërgjigjet De Biasit

Shperndaje në Facebook.


Mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka, dhe trajneri i Kuqezinjve, Gianni De Biasi, duket se nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët në javët e fundit, raporton KTV.

Xhaka shprehu haptazi pakënaqësitë drejtë trajnerit të tij për minutazhë të vogël në fushën e lojës, e drejtuesi italian i Shqipërisë tha se nuk kishte nevojë për karakteristikat e Xhakës, sidomos përballë Italisë në eliminatoret e botërorit.

“Kam dëshiruar të luaj për Shqipërinë me zemër dhe me shpirt se jam shqiptar! Babanë dhe gjyshin i kam shqiptarë, kurse ai është italian e s’ka aspak gjak shqiptari”, ka deklaruar Xhaka për mediet në Shqipëri.