Shtëpi Lajme Xhaka tregon nëse Ozil dhe Sanchez do të qëndrojnë në Arsenal (Foto)

Xhaka tregon nëse Ozil dhe Sanchez do të qëndrojnë në Arsenal (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Granit Xhaka shpreson se Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez do të qëndrojnë në Arsenal
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur për të ardhmen e dy yjeve të skuadrës Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.

Ai është i bindur se Sanchez do të qëndrojë, por nuk është aq i sigurt edhe për Sanchezin.

“Ozil? Mendoj se do të qëndrojë, i kam shumë borxh, sepse më ka ndihmuar shumë në fillim”, tha fillimisht Xhaka për Mirror.

“A do të largohet Sanchez? Shpresoj se jo. Ai ka kualitete të jashtëzakonshme është shumë i rëndësishëm. Alexis mund të luajë në cilëndo skuadër në botë, ashtu sikurse Ozil. Kam luajtur me lojtarë të mirë, por këta janë më të mirët”.

Ozil dhe Sanchez kanë edhe një vit kontratë me Arsenalin, por ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tyre.

Për shërbimet e tyre po interesohen skuadrat më të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, Bayern, PSG dhe Juventus. /Express/