Shtëpi Lajme Xhemajli nuk e dëshiron largimin e Shaqirit e Xhakës nga Zvicra

Xhemajli nuk e dëshiron largimin e Shaqirit e Xhakës nga Zvicra

Shperndaje në Facebook.

2016-06-03t163533z-1296113631-lr1ec631a2yuj-rtrmadp-3-soccer-friendly-swi-mda_1473236471-2661448

“Duhet të vazhdojmë me këtë ekip”, ishin fjalët e Xhemajlit pas ndeshjes me Portugalinë, duke dhënë sinjale se nuk dëshiron largimin e Shaqirit e Xhakës nga Zvicra
Blerim Xhemajli mendon se me këtë skuadër që ka Zvicra, mund të arrijnë shumë larg. Zvicra mbrëmë mposhti kampionin e Evropës, Portugalinë (2:0).

Ai luajti nga minuta e parë së bashku me Granit Xhakën, Admir Mehmedin e Valon Behramin, derisa Shaqiri ishte i lënduar, përcjell Gazeta Express.

Duke mos folur në mënyrë direkte për Kosovën, Xhemajli tha se kanë një ekip të mirë dhe se duhet të vazhdojnë si të tillë.

“Duhet të vazhdojmë me këtë ekip”, tha fillimisht Xhemajli për Sky Sport.

“Kemi futbollistë që luajnë në ligat më të rëndësishme: Itali, Spanjë, Gjermani dhe Angli. Kemi kualitete dhe jemi duke i shfaqur”, shtoi ai. /Express/