Shtëpi Video Zbardhni dhëmbët me këto produkte që të gjithë i keni në shtëpi

Zbardhni dhëmbët me këto produkte që të gjithë i keni në shtëpi

Shperndaje në Facebook.

depositphotos-33823433-resize


Jemi duke jetuar në kohën e konsumit të madh të kafesë, secili prej nesh pi të paktën tri kafe në ditë. Kafeja është njëri ndër kontribuesit më të mëdhenjë të nxirjes së dhëmbëve.
Higjena e gojës është e rëndësishme, nëse nuk e mbajmë mund të bëhet shkaktarë i disa sëmundjevë të gojës dhe organizmit, shkruan Gazeta Express.

Thuani jo “ilaçit” për zbardhjen e dhëmbëve. Edhe pse mund t’i gjeni shumë lehtë ne barnatore mos u mashtroni t’i blini, pasi që efekti i tyre do të vërehet për një kohë të shkurtë dhe dhëmbët tuaj do të rikthehen shpejtë në gjendjen e mëparshme. Transmeton Gazeta Express.

Soda e bukës

Soda e bukës njihet si një prej produkteve me më efekt për zbardhjen e dhëmbëve. Përdorimi është shumë i thjeshtë, në vend të pastës së dhëmbevë në brushë vendoseni një sasi të sodës së bukës, por sigurohuni se soda të jetë e lagur sepse nëse është e terur mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Pasi t’i fërkoni dhëmbët shpërlajeni gojën me më shumë ujë sesa që e shpërlani pas largimit të pastës.

Dredhëzat

Dredhëzat janë të pasura me vitaminën C, i cili vitamin ju ndihmon që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë. Këtë metodë mund ta aplikoni duke shtrydhur disa dredhëza, lëngun e të cilave mbajeni per 2-3 minuta në gojë.

Limoni

Limoni në përbërjen e tij ka një “pluhur zbardhues” prandaj shumë njerëz e përdorin për zbardhjen e dhëmbëve. Në një gotë shtrydhni një limon dhe në këtë lëng shtoni pak krip, këtë masë lëreni të “pushojë” pak. Pastaj shpërlajeni gojën për 3-5 minuta.

Peroksid Hidrogjeni

Perosidi i Hidrogjenit kontribuon shumë në zbardhjen e dhëmbëve dhe në largimin e njollave. Kujdes këtë përbërje duhet ta përdorni vetëm 30-60 sekonda dhe pastaj shpërlani gojën me ujë.

Lëvorja e bananes

Kjo lëvore është e pasur me magnez dhe kalium, këta dy përbërës largojnë njollat e dhëmvëve në smalt. Për të pasur efekt kjo metodë thjeshtë fshini dhëmbët dy herë në ditë me lëvorën e babanës për 3-5 minuta.