Shtëpi Lajme Zbulohet foto e parë, Xhaka me babanë në tribuna duke vendosur për...

Zbulohet foto e parë, Xhaka me babanë në tribuna duke vendosur për Shqipërinë

Shperndaje në Facebook.

Njërin djalë e kam me Zvicrën, por tjetri i familjes Xhaka do të veshë fanellën e Shqipërisë, për këtë betohem këtu!”…

Ishin këto fjalët e Ragip Xhakës, të atit të Taulantit më 7 qershor të vitit 2013, teksa në tribunën e legjendarit “Qemal Stafa”, bashkë me të birin përkrah, po mbështeste kombëtaren kuqezi që priste Norvegjinë. Një sfidë e mbyllur me rezultatin 1-1, teksa për ne kishte shënuar Valdet Rama, që sot nuk është në planet e trajnerit dhe humbi përfundimisht nga rrethi i kombëtares.

Taulant Xhaka do të përplaste duart në fund të ndeshjes, teksa njerëzit e shihnin me kuriozitet dhe pyesnin veten se kush është ky djalë vallë… Asnjë nuk e njihte, madje as nuk kishin dëgjuar për të, ndërsa Ragipi, i ati, i rrëfente “Sport Ekspres” se i biri do të luante me kombëtaren. Xhani de Biazi kishte më shumë se 1 vit që kishte marrë drejtimin zyrtar të stolit të Shqipërisë, teksa ishim ende në fillimin e një rruge që do të na çonte drejt triumfit final, Francë 2016…


Gazeta më e madhe sportive në Shqipëri ‘Sport Ekspres’ ka zbuluar foton e katër viteve më parë ku shihet Taulant dhe Ragip Xhaka në ndeshjen Shqipëri – Norvegji 1-1
Pikërisht aty, në “Qemal Stafa”, mes dashurisë së popullit, shpirtit luftarak të skuadrës dhe ngjyrave të kuqe, Taulanti do të ndihej si në shtëpi dhe do të vendoste, bashkë me të atin, se kishte ardhur momenti që njolla “tradhtar” për familjen Xhaka të fshihej njëherë e përgjithmonë.

Një njollë e cila u vetëfshi edhe nga Granit Xhaka, që bëri çmos që i vëllai të vishte fanellën e Shqipërisë. Po, ai, Graniti që për vite u fye në çdo mënyrë të mundshme. Ishte koha kur, për shkak të akuzave dhe kundër akuzave, presidenti i FSHF-së, Duka, nuk fliste me Ragip Xhakën. U bë ndërmjetës Graniti, për të “shuar” këto zjarre…