Shtëpi Lajme Zbulohet identiteti i të dashurit të moderatores shqiptare (Foto)

Zbulohet identiteti i të dashurit të moderatores shqiptare (Foto)

Shperndaje në Facebook.


Jona Spahiu prej vitesh është një nga moderatoret më të njohura shqiptare.
Aktualisht ajo moderon emisionin “Pa filtër” në “Digitalb” duke intervistuar kështu personazhe VIP të showbiz-it tonë dhe duke zbuluar më shumë detaje nga jeta e tyre personale.

E kemi parë shpesh si moderatore apo modele dhe është komentuar kryesisht për punën që ajo bën, ndërsa për sa i përket jetës private, Jona ka qenë paksa e rezervuar.
Megjithatë, ditën e sotme ajo ka bërë një përjashtim duke na prezantuar për herë të parë publikisht të dashurin e saj.

Në një foto të publikuar në Instagram, Jona bashkë me të dashurin shfaqen të përqafuar duke shijuar pushimet.
Prej ditësh Jona ka postuar foto nga pushimet e saj në Spanjë, por vetëm sot e ka zbuluar se kush e shoqëron në këto ditë të nxehta.

Djali në foto është gjithashtu pjesë e familjes së “Digitalb”. Ai quhet Frenkli Ymeri dhe është pjesë e stafit të “Supersport”. Gjithashtu Frenkli është pjesë e botës së bizneseve pasi prej vitesh drejton një kompani ndriçimi dhe organizimi eventesh në Shqipëri.

Nuk dihet se kur ka nisur kjo lidhje mes tyre, por me shumë mundësi duhet të ketë qenë periudha kur Jona kaloi si moderatore nga televizioni “Top Channel” në “Digitalb”. Epo, çunat duhet ta marrin vesh tashmë se bukuroshja nuk është më “single”./Blitz.al/