Shtëpi Kuriozitete Zgjidheni një figurë dhe zbuloni se çfarë jeni në punë

Zgjidheni një figurë dhe zbuloni se çfarë jeni në punë

Shperndaje në Facebook.

Në fotografinë që po shihni më lart janë 5 lloje të figurave e që varësisht nga zgjedhja, secila tregon se çfarë karakteri keni sa i përket punës dhe pozitës në të cilën jeni, shkruan revista Kosovarja.

Rrethi
Për ju raportet ndërnjerëzore janë shumë të rëndësishme dhe që ata që iu rrethojnë të jenë të lumtur, e që nuk është çudi që shpeshherë iu quajnë “ngjitësi i cili mbledh punëtorët bashkë” .

Jeni në gjendje të stabilizoni grupet e mëdha, por që keni edhe ju disa të meta siç janë fjalët që flisni me disa punëtorë për të tjerët, mosvendosmëria dhe shpeshherë lidhur me nevojat e juaja nuk mund të gjeni qetësi. Puna ideale për ju është aktrimi, marketingu, resurset njerëzore, kamerierë, mësues, shkrimtarë.

Katrori
Keni Dëshirë të punoni dhe asnjëherë nuk i thoni JO punës. Një veti e mirë që iu marrin të gjithë lakmi është edhe durimi juaj që shpesh i kalon kufijtë. Por duke kontrolluar çdo detaj në punë, vështirë se do të jeni ndonjëherë në pozitën e shefit.
Duke dëgjuar intuitën tuaj, jeni në gjendje të analizoni me orë të tëra deri sa të vini deri te një përfundim.
Puna ideale për ju: Kontrollues, shërbyes i bankës, ndërtimtarë, inxhinier, shofer, tregtarë.

Trekëndëshi

Jeni të lindur për menaxher, me që i analizoni situatat shumë shpejt dhe mblidhni informacione të cilat nuk i kanë të tjerët. Një dobësi e juaja është se asnjëherë nuk e pranoni gabimin dhe gjithmonë duhet “patjetër” të keni të drejtë.
Vetitë e juaja në punë janë kontrolli, fokusi, kritika, preciziteti dhe respektimi i ligjeve dhe rregullave.
Ndërsa në rrugën e ambicieve e keni një të metë të madhe me që jeni shumë të padurueshëm dhe kjo shpeshherë ka prishur planet në jetën tuaj.
Puna ideale për ju është: Dizajner, ekonomist, arkitekt, politikan, ushtarë, avokat etj.

Katërkëndëshi

Ju gjithmonë tentoni të uleni në dy karrige. Të tjerët iu masakrojnë me që vetëbesimi juaj është shumë i ulët dhe kjo është një dobësi shumë e madhe.
Megjithatë, disa nga rrethi këtë e marrin si dhunti dhe iu pëlqen puna që bëni.
Poashtu keni një anë shumë të fortë sepse ju pyetni për diçka që të tjerët asnjëherë nuk do të kenë guxim dhe gjithmonë fundi juaj është që të arrini atë çka askush nuk ka mundur më parë. Puna ideale për ju është: Performues, moderatorë, menaxher i sektorit, etj.

Cik – cak

Jeni shumë kreativ pikërisht sikurse forma e cik-cakut dhe ju gjithmonë mbështeteni në imagjinatën tuaj. Keni aftësinë të krijoni shumë gjëra nga më e vogla mundësi. Jeni shumë të padurueshëm dhe asnjëherë nuk mund të merreni vetëm me një punë, kjo sepse jetoni me bindjen se asgjë nuk do të zgjat përgjithmonë dhe prirja për ndryshime është më e lartë sesa tek të tjerët.
Juve më shumë iu interesojnë mundësitë, pavarësisht se në çfarë realiteti ndodheni. Puna ideale për ju: aktorë, dizajn enterieri, muzikant, promotor, kërkues etj./Kosovarja/