Shtëpi Lajme Zyrtare: Juventus refuzon 50 milionë euro për Sandron

Zyrtare: Juventus refuzon 50 milionë euro për Sandron

Shperndaje në Facebook.

Juventus ka refuzuar ofertën e Chelseas për Alex Sandro
Antonio Conte, trajneri i skuadrës së Chelseas, ka marrë një lajm të keq nga ish skuadra – Juventusi.

Kampioni i Italisë ka refuzuar ofertën e Chelseas për mbrojtësin e krahut të majtë, Alex Sandron. Këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta,

“Dëshira jonë është të mos shesim asnjë nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. Ne i thamë jo një oferte të mirë nga Chelsea për Alex Sandron”, tha Marotta për Corriere dello Sport.

Thuhet se kampioni i Premierligës ka ofruar 50 milionë euro për ish anëtarin e Portos, por Juvetnusi ka refuzuar këtë ofertë.

Ndryshe, Conte nga Juvetnusi po synon ta blej edhe qendër mbartësin italian, Leonardo Bonucci. /Express/