Shtëpi Lajme Zyrtare: Kjo është kërkesa e Atleticios për Konfederatën e Amerikës Jugore

Zyrtare: Kjo është kërkesa e Atleticios për Konfederatën e Amerikës Jugore

Shperndaje në Facebook.

conmebol_1480504355-104872

Atletico Nacional, klubi kolumbian, ka lëshuar një komunikatë për media pas tragjedisë që i ndodhi ekipit brazilian, Chapecoense
Klubi kolumbian, Atletico Nacional, që është finalist i Copa Sudamericana, ka kërkuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës Jugore (Conmebol) që ky titull të shkojë për klubin brazilian, Chapecoense pas tragjedisë që i ndodhi këtij ekipi, përcjell Express.

“Pasi që jemi shqetësuar shuma për pjesën humane, ne po ashtu kemi menduar edhe për aspektin garues dhe dëshirojmë që ta lëshojmë këtë komunikata, në të cilën Atleticio National e fton Conmebol që t’ia dhurojë titullin e Kupës së Amerikës Jugore skuadrës së Chapecoense, për ndër të humbjes së madhe dhe si homazhe postume për viktimat e aksidentit fatal për të cilin sporti ynë tani mban zi. Për ne dhe përgjithmonë, Chapecoense: Kampione e Kupës së Amerikës Jugore 2016”, thuhet në njoftimin e klubit

77 persona humbën jetën në përplasjen e aeroplanit në afërsi të qytetit Medellin të Kolumbisë, me të cilin po udhëtonte ekipi brazilian i futbollit, Chapecoense. /Express/